Hisja e Drejtorive Komunale në mjetet e planifikuara për shpenzimeve kapitale 2016

Në artikullin e mëparshëm, në lidhje me destimin e shpenzimeve kapitale të Komunës së Gjilanit për vitin 2016, në fokus ishte zbërthimi më i përgjithshëm i mjeteve të planifikuara të projekteve nëpër drejtori përkatëse. Tani, në këtë artikull le të shohim se cila drejtori Komunale do të shpenzojë më së shumti buxhet nga planifikimi i shpenzimeve kapitale, 3,432,288.00 €, për vitin vijues dhe specifikimi i projekteve nga pozicionet e caktuara.

Error: Embedded data could not be displayed.

drejtoritshpenzimet2-16

Nga evidenca e raporteve të Komunës së Gjilanit në lidhje me planifikimin e shpenzimeve kapitale për vitin vijues, nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik janë planifikuar të shpenzohen 32.05% e mjeteve totale.

Drejtoria e Shërbimeve Publike  është drejtoria e dytë për të cilën parashihen më së shumti mjete nga hisja prej investimeve kapitale pasi pritet t’i ketë në disponim  30.15% të shumës totale.

Eksproprijimi i tokave për interes publik është ndikuese që Drejtoria për Kadastër, Gjeodezi e Pronë, të jetë drejtoria e tretë me radhë për ka përqindja më e madhe të thithjeve të mjeteve nga pjesa e tërësishme të ndara për investime kapitale e që është  13.11%. derisa përqindja e të gjitha drejtorive tjera, veç e veç është nën 10 %, (orientohuni në grafikon vizual).

Me këto mjete që janë në diskonim për drejtoritë komunale parashihen: Mirëmbajtje të objekteve, Sanime të objekteve, Pajisje për nevoja të komunës, Bashkëfinancim të projekteve, Efiçienca elektrike, Mirëmbajtje të ndriçimit publik, Sanim dhe riparim të rrugëve me zhavorr, Riparim të rrugëve e trotuareve, Terren sportive, Ndërtim i urave, Shenjim vertikal e horizontal, Infrastrukturë bujqësore, Rregullim, sanim të Kanalizimit, ujësjellësit, Sanim të defekteve, Shenjëzim dhe hapje të trasesë së rrugëve, Pajisje shkollore…

Komente

Komentet