Dëgjim publik për rregulloren për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane

Qytetari duhet të dijë se Komunat, janë të obliguara që sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale të mbajnë së paku dy takime me publikun, në të cilat mund të marrin pjesë secili person apo organizatë me interes në Komunë. Përfaqësuesit komunal me këtë rast informojnë pjesëmarrësit për aktivitetet e komunës, kurse pjesëmarrësit mund të shtrojnë pyetje dhe të japin propozime për përfaqësuesit e zgjedhur komunal.

Sot, nga ora 11:30 do të mbahet dëgjim publik për rregulloren rreth organizimit de bashkëpunimit të Komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane. Takimi publik do të mbahet në sallën e vjetër të Kuvendit Komunal (ish-bankkosi).

Inkurajoheni të merrni pjesë me qëllim që të kërkoni llogaridhënie nga të zgjedhurit dhe të kontribuoni aktivisht në procesin e vendimmarjes.

Komente

Komentet