Destinimi i mjeteve të parapara për vitin 2016 për investime kapitale

Ja si e ka paraparë komuna e Gjilanit destinimin e mjeteve nga kategoria Investimet kapitale, sipas drejtorive përkatëse. Pra, për 2016 janë të planifikuara për investimet kapitale 3 milion e 432 mijë e 288€, të shpërndara nëpër drejtori me specifikat e projekteve nga pozicionet e caktuara.

Drejtoria e Administratës së Përgjithshme

Për Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme janë paraparë 160 mijë euro dhe sipas specifikimit me to parashihet rekonstruimi dhe mirëmbajtja e objekteve dhe pajisjet për nevojat e komunës.

Error: Embedded data could not be displayed.

Drejtoria e Shërbimeve Publike

Për këtë drejtori janë paraparë 1 milion e 35 mijë euro me të cilat mjete janë paraparë sanime të rrugëve e trotuareve, siç thuhet në qytet e fshatra, mirëmbajtja e ndriçimit publik, shtimi i poqave dhe shtimi i rrjetit, sinjalizimit vertikal e horizontal që parasheh vendosjen e shenjave dhe ndërrimin e tyre. Po ashtu parashihet sanimi dhe riparimi rrugëve me zhavorr , sanime të defekteve dhe zgjerime të rrjeteve të ujësjellësit, të kanalizimit, riparimi i kubëzave, shtruarja e hapësirave të reja e kubëzave… Pastaj për kanalizime fekale e atmosferike si dhe ujësjellës, ndërtimin e terreneve sportive si dhe i urave, siç përmendet në Dobërçan dhe në ,Malësinë e Karadakut.

Error: Embedded data could not be displayed.

Drejtoria për Bujqësi

Nga buxheti për Investime kapitale, pjesa për Drejtorinë e Bujqësisë , për vitin 2016 janë të planifikuara 120 mijë euro, dhe sipas specifikimit me to parashihet rregullimi i infrastrukturës bujqësore.

Drejtoria për Zhvillim ekonomik

Për këtë drejtori janë paraparë 1 milion e 100 mijë euro dhe me këto mjete parashihen të mbulohen projekte të efiçientës elektrike, rregullimin e mëtutjeshëm të Lumit Mirusha. Si dhe pjesa tjetër e mjeteve planifikohet të përdoret për bashkëpjesëmarrje në projekte të bashkëfinancuara me donatorë, qeveria dhe komuniteti.

Error: Embedded data could not be displayed.

Drejtoria për Kadastër, Gjeodezi e Pronë

Janë 450 mijë euro që janë planifikuar për vitin 2016 për Drejtorinë për Kadastër, Gjeodezi e Pronë të parapara për shpronësime të tokës për interes publik.

Drejtoria për Urbanizëm

Drejtoria për Urbanizëm e Komunës së Gjilanit për vitin 2016 do të ketë në dispozicion, nga kategoria investimet kapitale, 267 mijë e 288 euro, me të cilat parashihet hartimi i planeve hapësinore, hartimi, mbikëqyrja dhe pranimi tkenik i projekteve, implementimi i planeve rregulluese.

Error: Embedded data could not be displayed.

Drejtoria e Shëndetësisë

Hisja e Drejtorisë së Shëndetësisë në mjetet e dedikuara për investime kapitale sipas planifikimit komunal për vitin 2016, është 40 mijë euro me të cilat parashihet rekonstruimi dhe mirëmbajtja e objekteve shëndetësore.

Drejtoria e Arsimit

Edhe për Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Gjilanit janë paraparë 260 mijë euro prej kategorisë investime kapitale dhe se me to planifikohet që përgjatë vitit 2016 të bëhet rekonstruimi dhe mirëmbajtja e objekteve arsimore si dhe pajisje shkollore

Error: Embedded data could not be displayed.

Komente

Komentet