Gjilani pa WC publike

Aktualisht Gjilani nuk ka WC Publike. A ka nevojë Gjilani të ketë një apo më tepër WC Publike? Në cilat pjesë do të vlerësoni se do të ishte mirë të kemi të tilla, po që se do të duhej të kemi? Si duhet të jenë ato të rregulluara dhe kush duhet të kujdeset për to, si dhe çfarëdo tjetër që lidhet me temën në fjalë, mund të diskutoni duke shpërfaqur mendimit tuaj në këtë rubrikë.

Vërejtje: Ndiq udhëzimet  para se të shpërfaqni mendimin tuaj mbi çështjen e vënë në diskutim

Diskutimi: I HAPUR

KOMENTET E PUBLIKUT

Ylberi:

Mendoj se WC-te publike jane domosdoshmeri e jo luks qe patjeter do te duhej ti kishte qdo qytet, e mira e saj eshte se kryen nje funksion te rendesishem dhe nuk kushtojne shume qe te ndertohen thjesht duhet per te pasur vullnetin qe ti bejme, mendoj se wc-te publike do te duhej te ndertoheshin ne tri lokacione e para afer teatrit ne qender te qytetit,e dyta ne lagjen gavran perball kafeneve, e treta ne kamnik tek qendrat tregtare

Fushat e shënuara me * janë të obligueshme