Katër milion euro planifikohen të hyrave vetanake për 2016

Planifikimi i Komunës së Gjilani, i të hyrat vetanake prej kategorive të parapara, për vitin 2016, është 4 milion euro, Nëse e shikojmë tabelarin, shohim se si konkretisht planifikohen të hyrat nga secila kategori, e ku shihet se kategoria kryesore e të hyrave është ajo e grumbullimit të të hyrave nga tatimi në pronë.

Planifikimi 2016
Error: Embedded data could not be displayed.

Përndryshe, përveç të hyrave nga tatimi në pronë, të hyra priten edhe nga: të hyrat nga lejet e ndërtimit, nga shërbimet publike, nga gjeodezia, gjobat e gjykatave, të hyrat nga qiraja, zhvillimi ekonomik, nga të hyrat e kulturës, regjistrimi i automjeteve, gjobat në trafik, arsimi, shëndetësia, nga të hyrat e Drejtorisë për Administratë të Përgjithshme, si dhe të hyrat nga bujqësisë.

Komente

Komentet