Katër propozim vendime dhe raporti i punës, do të jenë temë diskutimi i KPF’së

Komiteti për Politikë dhe Financa gjatë mbledhjes së dytë për vitin 2016 që do të mbahet më 18.02.2016, ora 10:00 në sallën e mbledhje të KK-së (ish-objekti i Gjykatës), do të diskutoj ndër tjera për katër propozim vendime.

Gjatë kësaj mbledhje do të shqyrtohet nga ky komision; Propozim vendimi për bartjen e mjeteve financiare nga të hyrat vetanake të pashpenzuara të vitit fiskal 2014 dhe 2015, në vitin fiskal 2016; Propozim vendimi për garancion të qëndrueshmërisë operative dhe financiare për Ndërmarrjen në themelim “Tregu” në Gjilan; propozim vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për subvencionim të aktiviteteve të Shoqatës “Hendikos” në Gjilan; si dhe propozim vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për subvencionim të aktiviteteve të Qendrës për kujdesin ditorë “Pema” në Gjilan

Gjithashtu në rend të ditës do te jetë edhe raporti i punës janar-dhjetor 2015 i Kryetarit të Komunës së Gjilanit.
Ky do të jetë rendi i plotë i ditës:

1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Komitetit dhe miratimi procesverbalit të mbledhjes së kaluar
2. Raporti i punës Janar-Dhjetor 2015 i Kryetarit të Komunës
3. Propozim vendimi për bartjen e mjeteve financiare nga të hyrat vetanake të pashpenzuara të vitit fiskal 2014 dhe 2015, në vitin fiskal 2016
4. Propozim vendimi për garancion të qëndrueshmëris operative dhe financiare për Ndërmarrjen në themelim “Tregu” në Gjilan
5. Propozim vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për subvencionim të aktiviteteve të Shoqatës “Hendikos” në Gjilan
6. Propozim vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për subvencionim të aktiviteteve të Qendrës për kujdesin ditorë “Pema” në Gjilan
7. Të ndryshme.

Qytetari duhet të dijë se është shumë me rëndësi të jetë i informuar për të gjitha zhvillimet dhe vendimet që marrin institucionet komunal nga të cilat projektohet e ardhmja e tij. Përpos kësaj qytetari duhet të jet aktiv duke marr pjesë në këto procese dhe të kërkojë llogaridhënje nga vendimmarrësit. /behupjese.org/

Komente

Komentet