Komuna organizon takim publik më 30 dhjetor

Qytetari duhet të dijë se Komunat, janë të obliguara që sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale të mbajnë së paku dy takime me publikun, në të cilat mund të marrin pjesë secili person apo organizatë me interes në Komunë. Përfaqësuesit komunal me këtë rast informojnë pjesëmarrësit për aktivitetet e komunës, kurse pjesëmarrësit mund të shtrojnë pyetje dhe të japin propozime për përfaqësuesit e zgjedhur komunal.

Një takim të tillë, Komuna e Gjilanit e ka paraparë ta mbaj me 30 dhjetor 2015, nga ora 11:00, dhe mbahet në Teatrin e Qytetit në Gjilan. Para të pranishmëve, Kryetari i Komunës do të prezantoj aktivitetet e komunës, dhe prioritetet për vitin vijues.

Inkurajoheni të merrni pjesë me qëllim që të kërkoni llogaridhënie nga të zgjedhurit, për punën dhe angazhimin që kanë pasur gjatë këtij viti, dhe prioriteteve ne vijim.

Komente

Komentet