KPF diskuton për raportet e punës së Komiteteve të KK-Gjilan për vitin 2015

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), do të mbaj mbledhjen e parë për këtë vit më datë 20 janar 2016 ora 10:00. Seanca do të mbahet në sallën e Asamblesë Komunale në Gjilan ( ish objekti i gjykatës). Njëra nga pikat e rendit të ditës me rëndësi publike do të jetë, Raportet e punës së Komiteteve të KK-Gjilan për vitin 2015.

Gjatë kësaj séance është paraparë ky rend i ditës:

1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Komitetit dhe miratimi procesverbalit të mbledhjes së kaluar.
2. Plani operativ emergjent për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera
3. Miratimin i iniciativës së Kryetarit të Komunës për nxitjen e bashkëpunimit Ndër komunal me Komunat fqinje në fushën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera.
4. Propozim Vendimi për autorizimin e Kryetarit të Komunës së Gjilanit për bashkëpunim ndër komunal me Komunat fqinje në sferën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë të tjera.
5. Propozim vendimi për formimin e Komisionit për mbikëqyrjen e zbatimit të Planit të Integritetit
6. Propozim Vendimi për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim për periudhë afatgjatë (99 vite) për ndërtimin dhe vendosjen e Trafostacioneve 10(20) KË
7. Raporti i suksesit të nxënësve në fund të gjysmë-vjetorit të pare 2015/16
8. Raportet e punës së Komiteteve të KK-Gjilan për vitin 2015
9. Të ndryshme.

Qytetari duhet të dijë se është shumë me rëndësi të jetë i informuar për të gjitha zhvillimet dhe vendimet që marrin institucionet komunal nga të cilat projektohet e ardhmja e tij. Përpos kësaj qytetari duhet të jet aktiv duke marr pjesë në këto procese dhe të kërkojë llogaridhënje nga vendimmarrësit. /behupjese.org/

Komente

Komentet