Kush jemi ne

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në Gjilan përmes medieve sociale, pjesë e të cilës është edhe kjo platformë, implementohet nga Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtarë QKBN/Kosovo Center for International Cooperation – KCIC.

QKBN)/ KCIC, është themeluar në vitin 2001 kurse është regjistruar më 8 janar të vitit 2002 me numrin 51011813. Në fillim, misioni i organizatës ka qenë që të krijojë paqe të qëndrueshme në Kosovë, duke ndërlidhur të rinjtë e të gjitha komuniteteve të Kosovës në realizimin e projekteve të përbashkëta dhe në këtë mënyrë të tejkalojnë barrierat e krijuara nga e kaluara.

#Misioni

Nga viti 2004, Organizata ka transformuar misionin e saj. Kështu nga kjo periudhë, misioni i organizatës është të ngritë aktivizmin qytetar, forcojë ndjenjën e komunitetit dhe të promovojë qeverisje të përgjegjshme sikur edhe të mbështesë dhe zhvillojë iniciativat lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare për zhvillimin e resurseve humane në Kosovë e në veçanti të rinisë Kosovare.

#Rinia, caku ynë!

Në këtë mënyrë, caku kyç i projekteve të organizatës është rinia e Kosovës, pavarësisht nga përkatësia nacionale, fetare, racore, etj. Në këtë mënyrë, organizata ka përcaktuar edhe programet e saj përmes së cilave synon të arrijë misionin që kemi.

#Cilat janë programet tona:

Demokratizimi i shoqërisë duke monitoruar/ avokuar institucionet qeverisëse
Edukimi joformal i qytetarëve, e në veçanti edukimi i të rinjve në fushën e krijimit të vendeve të reja të punës
Fuqizimi i Shoqërisë Civile dhe Rrjetëzimi me organizata të ngjashme me qëllim të realizimit të projekteve që targojnë misionin e organizatës
Bashkëpunimi ndërkufitarë dhe ndërkombëtarë.

#Mbi 60 projekte të realizuara

Deri më tani organizata ka realizuar një numër të madhe të projekteve (mbi 60), si lidere e tyre, por edhe si partnere e organizatave të tjera nga Kosova dhe organizatave ndërkombëtare dhe këto projekte, pothuajse në tërësi, janë financuar nga organizatat/ donatorët ndërkombëtarë, që veprojnë në Kosovë dhe jashtë Kosovës.

Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (QKBN)/ Kosovo Center for International Cooperation (KCIC) vazhdon të jetë aktive duke realizuar projekte vetanake, apo si partnere e organizatave të tjera.