Më 29 dhjetor, Kuvendi Komuna i Gjilanit mban seancën e fundit për këtë vit. Merr pjesë!

Mbledhja e fundit për këtë vit, që do të mbaj Kuvendi Komunal i Gjilanit, do të jetë më 29 dhjetor 2015 nga ora 10:00. Mbledhja në sallën e re të Kuvendit Komunal që ndodhet te ish-objekti i Gjykatës në Gjilan.

Publiku duhet të dijë se në këtë seancë është paraparë të diskutohet për; Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa me nënpikat; Kërkesë për ndryshimin e projektit për rregullimin e shtratit të lumit Mirusha, Projekt Rregullorja për taksat, ngarkesat dhe gjobat komunale për vitin 2016, Plani operativ emergjent për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë tjera, Kërkesë për financimin e Manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2016″, si dhe pika 3 do të diskutohen çështje të ndryshme.

Përndryshe, Kuvendi Komunal i Gjilanit përbëhet prej 35 këshilltarëve komunal që vijnë nga subjektet e ndryshme politike, në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të fundit. Seancat janë publike dhe është e rëndësishme pjesëmarrja e qytetarëve në këto seancë, në cilësinë e publikut/vëzhguesit.

Për çdo seancë paraprakisht bëhet e ditur rendi i ditës dhe çështjet që do të trajtohen aty, me plotësime eventuale përgjatë seancës dhe se për këtë komuna, e bënë edhe njoftimin paraprak që së paku e bënë publik në ueb faqen zyrtare të komunës.
Po ashtu qytetari duhet ta dijë që ka kohë që Kuvendi transmetohet edhe nga dy radiostacione, Radio Star dhe Radio Victoria.

Shiko rendin e plotë të kësaj seance:

1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të KK-së dhe miratimi procesverbalit të seancës së kaluar
2. Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa
2.1.Kërkesë për ndryshimin e projektit për rregullimin e shtratit të lumit Mirusha
2.2. Projekt Rregullorja për taksat, ngarkesat dhe gjobat komunale për vitin 2016
2.3. Plani operativ emergjent për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë tjera
2.4. Kërkesë për financimin e Manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2016″
3. Të ndryshme

Komente

Komentet