Na jepni sugjerime

#Çfarë ofrojmë për ju?

Të gjitha shërbimet që i ofron platforma jonë janë falas për ju. Me angazhimin tonë përmes kësaj platformë synojmë që të informojmë publikun mbi të drejtat dhe përgjegjësitë qytetare.

Po ashtu synojmë të ndihmojnë në të qenit ju sa më aktiv, të informoheni me kohë çfarë po ndodh në komunën e Gjilanit, çfarë po ndodh me proceset vendimmarrëse, se sa është e rëndësishme të jeni të përfshirë në këto procese dhe të jeni pjesë përbërse e vendimmarrjes.

Platforma jonë ofron komunikim midis palëve. Jemi si urë lidhëse qytetar-zyrtar komunal. Ofrojmë materiale të rëndësishme në një gjuhë më të kapshme për qytetarin.

#Ne kemi nevojë për ju!

Duke qenë të vetëdijshëm se mundemi të ofrojmë edhe më shumë për ju, neve na duhet ndihma juaj. Sugjerimet dhe idetë tuaja janë shumë të rëndësishme për ne.

Neve, ato na ndihmojmë që në vazhdimësi t’i përmirësojmë shërbimet tona dhe veçantitë, por edhe të ofrojmë shërbime shtesë, konformë idesë së kësaj platforme.

#Si i përdorim sugjerimet tuaja ?

Ne vlerësojmë shumë kohën që ndani për ne, për të na ofruar ide dhe sugjerime. Ne i marrim ato me seriozitetin më të madh të mundshëm, për t’i trajtuar pastaj brenda stafit dhe adresuar më pastaj.

Sugjerimet dhe idetë që na vijnë nga ju, na ndihmojnë t’i ridizajnojmë produktet tona, t’i përmirësojmë shërbimet, të bëhemi sa më efikas për ju, si dhe t’i evitojmë problemet eventuale teknike.

Mos hezitoni të na drejtoheni duke mbushur formularin e mposhtëm duke na i ofruar idetë apo sugjerimet tuaja konkrete.

Po ashtu, nëse keni gatishmëri për të ofruar sugjerime dhe ide, por të duhet ndihma jonë orientuese që ta konkretizoni atë ide apo sugjerim, ju lutemi mos hezitoni por na shkruani në e-mailin tonë zyrtar i[email protected].

Vërejtje: Të dhënat tuaja do të jenë konfidenciale:

Fushat e shënuara me * janë të obligueshme