Për ndërtimet në Komunën e Gjilanit dhe Planin strategjik lokal për trajtimin dhe parandalimin e korrupsionit, do të diskutohet në mbledhjen e nëntorit

Kuvendi Komunal i Gjilanit do të mblidhet për seancën e radhës që është caktuar për t’u mbajtur më datën 30 nëntor 2015 (e hënë) nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit (ish-objekti i gjykatës).

Kur është fjala për këtë seancë, të paralajmëruar nga institucionet e qeverisjes lokale, qytetari duhet të jetë i informuar se, do të trajtohen çështje në interes të publikut të gjerë. Edhe në këtë seancë fokusi do të jetë tek rekomandimet e përcjella nga Komiteti për Politikë dhe Financa, mbledhje kjo e mbajtur më 20 nëntor të këtij viti.

Do të jepet Informatë në lidhje me ndërtimet në Komunën e Gjilanit, në pikë të rendit të ditës është edhe Projekt Rregullorja mbi ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për organizimin, kompetencat dhe përgjegjësitë e organeve të administratës komunale nr. 01. nr. 8355 të datës 09.07.2010, pastaj do të flitet për Projekt Plani strategjik lokal për trajtimin dhe parandalimin e korrupsionit, Draft Plani lokal i veprimit për riintegrim si dhe Propozim Vendimi për themelimin e Grupi punues për hartimin e Planit të punës së Kuvendit.

Përndryshe, Kuvendi Komunal i Gjilanit përbëhet prej 35 këshilltarëve komunal që vijnë nga subjektet e ndryshme politike, në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të fundit. Seancat janë publike dhe është e rëndësishme pjesëmarrja e qytetarëve në këto seancë, në cilësinë e publikut/vëzhguesit.

Për çdo seancë paraprakisht bëhet e ditur rendi i ditës dhe çështjet që do të trajtohen aty, me plotësime eventuale përgjatë seancës dhe se për këtë komuna, e bënë edhe njoftimin paraprak që së paku e bënë publik në ueb faqen zyrtare të komunës.

Po ashtu qytetari duhet ta dijë që ka kohë që Kuvendi transmetohet edhe nga dy radiostacione, Radio Star dhe Radio Victoria.

Ja dhe rendi i plotë i kësaj seance:

1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të KK-së dhe miratimi procesverbalit të seancës së kaluar

2. Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa:

2.1 Informatë rreth ndërtimeve në Komunën e Gjilanit

2.2 Projekt Rregullorja mbi ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për organizimin, kompetencat dhe përgjegjësitë e organeve të administratës komunale nr. 01. nr. 8355 të datës 09.07.2010

2.3 Projekt Plani strategjik lokal për trajtimin dhe parandalimin e korrupsionit

2.4 Draft Plani lokal i veprimit për riintegrim

2.5 Propozim Vendimi për themelimin e Grupi punues për hartimin e Planit të punës së Kuvendit.

2.6 Riorganizimi i përbërjes së Komiteteve të KK-Gjilan

2.7 Informatë për gjendjen në Teatër

3. Të ndryshme

Komente

Komentet