Platforma behupjese.org solli Video Diskutimin e Parë në Internet, midis të rinjve dhe Kryetarit të Komunës së Gjilanit

Platforma behupjese.cor ka realizuar diskutimin e parë publik përmes internetit midis Kryetarit të Komunës së Gjilanit dhe të rinjve që studiojnë nëpër vende të ndryshme të perëndimit. Ky diskutim online në internet është transmetuar drejtpërsëdrejti përmes platformës behupjese.org, Google Plus si dhe Youtube.com.

Gjatë këtij diskutimi ku pjesëmarrës ishin, Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri, Lavdi Zymberi (SHBA), Albesa Aliu (Greqi), Artan Salihu (SHBA), Gresa Latifi (Itali), Marigona Shabiu (SHBA), Shqiponjë Bislimi (SHBA), u diskutua për çështje dhe sfidat që ndërlidhen me rini, pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje, llogaridhënien, transparencën, angazhimet e Komunës, mundësitë që do të mund të ofronte Komuna e Gjilanit për kuadrot e reja, etj.

Ky diskutim u karakterizua me faktin se pjesëmarrësit ishin në shtete të ndryshe të botës, qytetarë të Gjilanit dhe përmes teknologjisë informative u bë lidhja në një vend, për të zhvilluar më pastaj një diskutim konstruktiv.

Komente

Komentet