Kërko investim

Në këtë kategori,  ju mund të dërgoni kërkesën tuaj mbi një projekt/investim konkret që kërkoni të realizohet në komunitetin tuaj apo më gjerë. (shembull, ujësjellës, kanalizimi, çerdhe, trotuar, rrugë…).

Duke qenë se ne pretendojmë të jemi urë komunikuese, ne do të ndihmojmë në këtë drejtim që ajo kërkesë e juaja të artikulohet mirë dhe të dërgohet në adresën konkrete, si kërkesë e qytetarit, dhe nga zyrtarët komunal do të kërkojmë përgjigje në lidhje me kërkesën tuaj.

Ne, dëshirojmë të vëmë në dijeni edhe në këtë formë, cili është zëri i qytetarit, për nevojat që i ka, duke pas parasysh se misioni ynë është edhe të ngrisim aktivizmin qytetar, të forcojmë ndjenjën e komunitetit dhe të promovojë qeverisje të përgjegjshme e të hapur sikur edhe të mbështesim dhe zhvillojë iniciativat lokale.

Në lidhje me përgjigjen që do ta marrim nga zyrtarët komunal, mbi kërkesën tuaj , ne do t’ju njoftojmë përmes të dhënave që i keni përdorur përgjatë mbushjes së formularit gjatë parashtrimit të kërkesës tuaj për një projekt/investim.

Plotësimi i formularit

Plotësimi i formularit në formën më të mirë, duke qenë qartë i kuptueshëm, na ndihmon shumë ta procedojmë tutje kërkesën tuaj. Përveç të dhënave bazë të parashtruesit të kërkesës për projekt-investim, ju do të duhet ta qartësoni projekt/investimin që kërkoni, duke e emërtuar saktë (shembul: Shtrimi i plotë me kubëza i trotuarit në të dyja anët e rrugës “emri i rrugës”).

Po ashtu do të duhej ta precizoni saktë lokacionin ku kërkoni të realizohet projekti i caktua. Është shumë e rëndësishme sidomos rubrika “Sqarime mbi projektin” , ku ju mund të jepni sa më shumë informacione mbi investimin që kërkoni. Për të pasur sa më të qartë jepni sa më shumë sqarime shtesë/detale (shembull: Mbi gjatësinë e rrugës, a duhet të shtrohet nga fillimi, apo të riparohet etj)

Te rubrika “Dobia” arsyeto domosdoshmërinë e mbështetjes së këtij projekti duke bërë të ditur cilat janë përfitimet e komunitetit nga ky projekt/investim.

Nëse jeni i gatshëm për të plotësuar formularin me një kërkesë konkrete, por ju duhen akoma sqarime shtesë si ta bëni këtë, para se të filloni plotësimin e formularit, mos hezitoni,  drejtohu tek rubrika  #ndihmë.

Vërejtje: Të dhënat tuaja që do t’i përdorni gjatë plotësimit të formularit do të jenë konfidenciale në raport me palën e tretë.

Fushat e shënuara me * janë të obligueshme