Pyet Komunën…

Përveç formave tjera që i aplikoni në komunikimin tuaj me institucione, përmes platformës tonë, ne ju mundësojmë që të parashtroni pyetje me interes që do t’ju adresohen përgjegjësve të institucioneve përkatëse që janë të listuar në formularin e mposhtëm.

#Si funksionon kjo?

Duke plotësuar formularin e mëposhtëm, ne do të pranojmë interesimin tuaj konkret përmes pyetjes që ju keni bërë për institucionin përkatës në Komunën e Gjilanit. Ne pastaj do ta adresojmë pyetjen tuaj dhe në momentin që do ta marrim përgjigjen, ne do ta postojmë në faqe dhe do t’ju njoftojmë juve përmes kontakteve që i keni lënë gjersa keni plotësuar formularin.

#Konfidenca

Të dhënat tuaja nuk do t’i ofrohen palëve të treta, por ato mbesin për komunikimin tonë të ndërsjellë. Pyetjen tënde ne e adresojmë në sektorin përkatës me kontaktet tona. Po ashtu, në publikimin e pyetjes tuaj ne nuk do të përdorim të dhëna tjera, pos që ajo pyetje do të fillojë me Qytetarët pyesin:

#Si të parashtrosh një pyetje?

Plotëso së pari rubrikat “Emri/Mbiemri”, “e-maili”, “tel/mob”, dhe më pastaj në dritaren më të gjerë “parashtro pyetjen”, shkruaje qartë pyetjen tënde. Ajo duhet të jetë konkrete dhe e kuptueshme. Me pas te “sektori”, përcakto se kujt po i adresohet pyetja në fjalë. Nëse ju me pyetjen tënde keni ngritur një çështje për të cilën doni të prezantoni edhe ndonjë dokument apo fotografi, këtë mund ta bëni duke e ngarkuar atë dokument. Tek “ngarko file’. Dhe, pasi të keni shtypur te “trego që nuk je robot”, që bëhet për shkaqe sigurie, atëherë ju mbetet hapi i fundit që të klikoni te butoni “dërgo”.

Fushat e shënuara me * janë të obligueshme