Pyet Kryetarin dhe Kuvendarët

Përmes platformës tonë, ne ju mundësojmë që të parashtroni pyetje për Kryetarin e Komunës së Gjilanit si dhe për 35 anëtarët e Kuvendit Komunal që janë të listuar në formularin e mposhtëm.

#Si funksionon kjo?

Duke plotësuar formularin e mëposhtëm, ne do të pranojmë interesimin tuaj përmes pyetjes që ju keni bërë për kryetarin apo asamblistin konkret. Ne, pastaj do ta adresojmë pyetjen tuaj në adresën e potencuar nga ju, dhe në momentin që do ta marrim përgjigjen ne do t’ju njoftojmë juve përmes kontakteve që i keni lënë gjersa keni plotësuar formularin.

#Konfidenca

Të dhënat tuaja nuk do t’i ofrohen palës së tretë, por ato mbesin për komunikimin tonë të ndërsjellë. Pyetjen tënde ne e adresojmë me kontaktet tona. Po ashtu, në publikimin e pyetjes tuaj ne nuk do të përdorim të dhëna tjera, pos që ajo pyetje do të fillojë me “Qytetari pyet“:

#Si të parashtrosh një pyetje?

Plotëso së pari rubrikat “Emri/Mbiemri”, “Vendbanimi” “e-maili”, “tel/mob”, dhe pastaj “zgjidh kujt ia adresoni pyetjen”. Pasi ta keni bërë këtë, në dritaren më të gjerë “parashtro pyetjen”, shkruaje qartë pyetjen tënde. Ajo duhet të jetë konkrete dhe e kuptueshme. Dhe, pasi të keni shtypur te “trego që nuk je robot”, që bëhet për shkaqe sigurie, atëherë ju mbetet hapi i fundit që të klikoni tek butoni “dërgo”.

Fushat e shënuara me * janë të obligueshme