Pyetje të shpeshta

 #Si mundem të orientohem më lehtë në këtë platformë?

Duke u kyçur në faqen tonë behupjese.org, ju do të ndodheni në ballinë të faqes ku keni lartë saj shiritin me kategoritë: #Raporto tani, Njoftime, Diskutime, Legjislacioni, Projektet e Komunës, Monitorimi i Komunës, Buxheti i Komunës.

Varësisht prej interesimit që shprehni, ju mund ti qaseni këtyre kategorive duke klikuar në to. Po ashtu në çdo kategori kemi edhe ndërlidhje me kategoritë të tjera të cilat po ashtu mund t’i vizitoni duke klikuar mbi to. Për të pas më të lehtë, ne kemi krijuar edhe katër butona “në të gjelbër”, nën shiritin e kategorive,  “Pyet Kryetarin & Kuvendarët“, “Voto Projektin” , Pyet Komunën dhe “Kërko Investim”, ndërsa  te këmba e platformës kemi të listuara edhe informatat tjera lidhur me platformën.

#Si mund të jem pjesë aktive e kësaj platforme?

Ju mund të jeni pjesë aktive e kësaj platforme, përmes parashtrimit të kërkesave, përmes raportimeve, diskutimeve, komenteve… Po ashtu përmes pyetjeve tuaja,  propozimeve, sugjerimeve dhe ideve që keni, e që përkojnë me platformën,  ju mund të jeni kontributdhënës i drejtpërdrejtë në avancimin e mëtutjeshëm të kësaj platforme e me këtë të jeni edhe pjesë aktive në behupjese.org.

#Qysh me propozu një kërkesë për investime përmes kësaj platforme?

Në kuadër të t kësaj platforme kemi edhe kategorinë “Kërko Investim”, e cila iu mundëson  juve të parashtroni kërkesën konkrete mbi një nevojë që ka në komunitetin tuaj, rrugë, lagje, qytet/ fshat…. Përmes plotësimit të formularit  që ndodhet në këtë kategori, ju do të qartësoni se cila nevojë/cili projekt konkret, kërkohet (shembull, ujësjellës, kanalizimi, çerdhe, rrugë…). pastaj do të jepni lokacionin e saktë, duke e plotësuar kërkesën tuaj edhe me sqarime shtesë/detale.

#Si mundem t’i adresohem Komunës për një çështje të caktuar, përmes kësaj platforme ?

Edhe butoni Pyet Komunën në pjesën e sipërme, por i vendosur edhe në fund të faqes, të dërgon në kategorinë ku ndodhen sqarimet e plota, por edhe formulari që duhet plotësuar. Shënoni të dhëna tuaja, ato që kërkohen përmes formularit, Përpilojeni pyetjen qartë, zgjidhni pastaj “sektorin” kujt po ia adresoni pyetjen dhe pasi të keni shtypur te butoni “trego që nuk je robot”, që bëhet për shkaqe sigurie, ju mbetet vetëm të konfirmoni dërgesën duke klikuar butonin “dërgo”.

#A merret parasysh kërkesa ime dhe si marr përgjigje se është trajtuar ajo?

Pasi të keni shprehur interesimin tuaj, me anë të pyetjes së parashtruar duke e mbushur formularin qartë, sipas udhëzimeve tona, ne do të pranojmë një e-mail nga ju, që pastaj do ta shqyrtojmë dhe do ta adresojmë në adresën e caktuar, nga ku do të kërkojmë përgjigje, të cilën posa ta marrim ju njoftojmë me email.