Raportimet, si funksionojnë?!

Rubrika Raportime dhe Raporto tani! e platformës behupjesë.org është krijuar enkas për ju. Përmes raportimeve synohet denoncimi i çështjeve problematike dhe parregullësive në komunitetin ku jetojmë, por në përgjithësi, edhe në tërë territorin e komunës së Gjilanit. Ne kemi krijuar për ju një listë të kategorive ku mund ta listoni problemin e ngritur. Jemi munduar të iu ofrojmë një listë gjithëpërfshirëse për problemet që mund të ekzistojnë në mjedisin tonë. Por, do t’iu jemi mirënjohës, po që se jepni kontributin tuaj në zgjerimin e listës.

Raportimet, denoncimet e çështjeve të ndryshme përreth nesh duhet parë si rrugë drejtë zgjidhjes. Andaj mos rri indiferent, por aktivizohu, për të mirën tënde, për të mirën e përgjithshme. Raportimet janë njëra ndër mundësitë e të qenit aktiv dhe ndikues që gjërat të përmirësohen.

Raporto një çështjet

Për të raportuar një çështje, në këtë kategori të kësaj platforme, fillimisht ju duhet të jeni të kyçur në llogarinë tuaj përmes rrjeteve sociale si në Facebook. (të dhënat tuaja do të jeni konfidenciale- jo për publikun), të përzgjidhni kategorinë e përshtatshme me çështjen që keni ngritur, ta titulloni, të përshkruani qartë problemin, të përcaktoni saktë në hartë se ku ndodhet, duke e pozicionuar në atë pikë marketin e kuq që keni në hartë, dhe ta konfirmoni postimin. Pas këtij hapi, na mbetet neve që pasi të konstatojmë se janë respektuar të gjitha procedurat e postimit, saktë dhe qartë, edhe ta bëjmë të dukshme për publikun.

Ilustro me fotografi

Çështjen që doni ta raportoni dhe e përshkruani me fjalë, mund ta ilustroni më së miri edhe përmes fotografisë. Kjo iu mundësohet pasi ju lejohet që të ngarkoni një foto, të cilën ju inkurajojmë ta bëni sa herë që postoni në këtë rubrikë. Megjithatë fotografia nuk është kusht i domosdoshëm që të aprovohet postimi juaj.

Voto në favor të zgjidhjes së çështjes

Në këtë kategori të raportimeve ju jepet mundësia edhe të votoni për çështjet e ngritura, postimet e bëra nga ju, por edhe nga të tjerët. Në këtë mënyrë i jepni fuqi problemeve të ngritur duke avokuar bashkërisht rreth një problematike të ngritur, për të cilën duhet zgjidhje, nga ata që janë përgjegjësë-të thirrur për ta bërë një gjë të tillë.

Statuti i çështjes

Ne do të bëjmë të qartë kur një çështje është e hapur, ku ju mund ta shihni, të votoni për të dhe të mësoni pastaj edhe se a ka gjetur zgjidhje ajo problematikë. Mund të raportoni edhe ju sërish, nëse e dini që çështja e ngritur është zgjidhur. Po ashtu, ju mund ta rregulloni vet që çështjet e ngritura t’i listoni për t’i parë në faqe, në bazë të datës së publikimit, të votave apo të statutit të çështjes si dhe numrit se sa doni t’i shihni në faqen e parë (10, 20, 100).

Inkurajoni edhe të tjerët

Përveç që do të ishte mirë të jeni vet aktiv dhe të postoni në këtë rubrikë çështje të ndryshme, me qëllim të ndikimit që ajo problematikë të gjejë zgjidhje sa më parë, ju mund të inkurajoni edhe të tjerët që të raportojnë duke i shpërndarë raportimet ekzistuese, por edhe duke i ftuar ata të jenë pjesë e platformës tonë, përkatësisht rubrikës Raportime. Nëse ju duhet ndihmë rreth kësaj rubrike, ju lutem mos hezitoni, na kontaktoni në [email protected]