Rreth projektit

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në Gjilan duke aplikuar Mediat Sociale” implementohet nga Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtarë QKBN/(Kosovo Center for International Cooperation KCIC), ka të bëjë me rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në Gjilan përmes Medieve Sociale, ndërsa ka gjetur mbështetjen finaciare përmes programit të grandeve të vogla të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

#Çfarë probleme synojmë të adresojmë përmes këtij projekti

Gjatë dekadës së fundit interneti është bërë një mjet shumë i rëndësishëm i komunikimit, që ka një efekt pozitiv dhe transformues në politikëbërje në botë. Me një qasje të lehtë në një rrjet global duke përdorur teknologji të ndryshme si: kompjuterë, programe të ndryshme, telefona mobil dhe pajisje të tjera të ngjashme, ka bërë të mundur dhe më të lehtë informimin e grupeve më të mëdha të komunitetit.

Ndërsa, ndër problematikat me të cilat ballafaqohen institucionet lokale janë pjesëmarrja e ulët e qytetarëve ne vendimmarrje që ndërlidhen direkt me shërbimet komunale dhe transparencën. Po ashtu edhe më tutje vazhdon të mbizotëron hendek i madh midis bashkëpunimit qytetarë dhe të rinjve me institucionet lokale, në mungesë të njohurive të mjaftueshme për adresimin e shqetësimeve dhe komunikimit midis palëve.

#Çfarë qëllimi synojmë të arrijmë përmes këtij projekti

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në Gjilan përmes Mediave Sociale”, ka për qëllim të ofrojë zgjidhje inovative siç është përdorimi i medieve sociale si formë për të rritur pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje.

Cilat objektiva dëshirojmë t’i arrijmë me  këtë projekt

Projekti ka për objektivë të fuqizojë partneritetin dhe bashkëpunimin mes rinisë dhe institucioneve lokale duke promovuar një proces  të hapur  të bashkëpunimit,  përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë ndërmjet institucioneve lokale dhe rinisë.

Po ashtu duam të instalojmë të kuptuarit e mirëfilltë për të drejtat dhe përgjegjësitë qytetare, duke përdorur mediet sociale dhe aplikacionet mobile, me një qëllim afatgjatë që të rrisim pjesëmarrjen e rinisë në procesin vendim-marrës lokale  dhe rinia të jetë monitorues i proceseve të ndryshme lokale.

Kohëzgjatja  e projektit  Mars – Dhjetor 2015