Sa u planifikuan dhe sa u realizuan të hyrat vetanake për gjashtëmujorin e parë

Referuar planifikimit dhe realizimi i të Hyrave Vetanake për Janar-Qershor 2015, Komuna e Gjilanit, përmes kategorive të ndryshme kishte planifikuar të hyra prej 3 milion e 859 mijë e 953 €, ndërsa për periudhë gjashtëmujore të këtij viti ka realizuar 1 milion e 506 mijë e 899 euro e 93 cent, apo shprehur në përqindje 39.04%.

Error: Embedded data could not be displayed.

Nëse i referohemi se ku kemi realizim më të madh në përqindje duke krahasuar ne mes të planifikimit dhe realizimit atëherë shohim se nga kategoria e gjeodezisë janë të realizuara 56.72%, nga regjistrimit të automjeteve 54.45 %, nga të hyrat prej shërbimeve publike 52.66%, e kështu me radhë.

Ndërsa, nëse e krahasojmë për kah shuma (€) (edhe planifikimi ka qenë më i lartë), shohim se nga tatimi në pronë ku ishte planifikuar 1 milion e 360 mijë e 953 €, janë realizuar 556 mijë e 914 € e 08 cent, apo shprehur në përqindje 40.92%.

Pastaj, nga të hyrat nga lejet e ndërtimit ku ishin të planifikuara 680 mijë €, janë inkasuar 283 mijë e 666 € e 50 cent, apo shprehu në përqindje 41.72 %, e kështu me radhë./behupjese/

Komente

Komentet