Shkruaj ti

Dëshironi të jeni pjesë aktive e platformës tonë?!

Nëse ju dëshironi të kontribuoni në këtë platformë, ne iu ofrojmë këtë mundësi, duke ua bërë të mundur të jeni pjesë e ekipit tonë, përmes rubrikës “Shkruaj ti”. Kjo rubrikë do t’iu mundësojë juve ta shprehni talentin që keni edhe përmes shkrimeve që do të jenë produkt i juaj, e që njëkohësisht do të jetë edhe një kontribut i drejtpërdrejt i juaji për rrethin ku jetoni.

Si do të funksionojë kjo?!

Për të gjithë ata që vlerësojnë se kanë talent dhe mund të shkruajnë për çështje të ndryshme, por që korrespondon me atë që ofron platforma behupjese.org, ne kemi krijuar “Shkruaj ti”, ku juve iu krijohet mundësia e qasjes në administrator, për ta administruar artikullin e përgatitur nga vet ju, duke e edituar pothuajse deri në finalizim të plotë. Krejt çfarë mbetet është konfirmimi nga ana jonë e atij artikulli, duke vënë kujdesin vetëm në atë se a korrespondon me platformën dhe a i plotëson kriteret etike të një shkrimi për të qenë publike për lexuesit.

Ne ju ndihmojmë

Me qëllim që shkrimi t’i plotëson kriteret e një artikulli që do t’i ofrohet publikut, ne ofrohemi edhe për t’iu ndihmuar. Andaj na kontaktoni për çfarëdo që ka të bëjë me këtë çështje në e-mailn tonë zyrtar i[email protected]. Po ashtu shkrimi juaj do të kalojë nëpër duart e lektorit, redaktorit, para se të publikohet, por pa u prekur përmbajtja.

Ndihuni aktiv, ndihuni i gjallë!

Duke iu krijuar kështu hapësirën e duhur, ju do ta dëshmoni talentin tuaj dhe të kontribuoni aktivisht në zhvillimin e mëtutjeshëm të kësaj platforme, por edhe të jeni i përfshirë drejtpërdrejt në, dhe për çështje që ka rëndësi për rrethin ku jetoni. Autorësia e shkrimeve do të jetë e dukshme për publikun. Po ashtu postuesi më aktiv do të vlerësohet nga organizata jonë dhe do të nderohet me mirënjohje të veçantë.

Paraprakisht, ju jemi mirënjohës që jeni vizitorë dhe kontribuues i platformës behupjese.org.