Voto Projektin

Ashtu siç ju kemi informuar në rubrikën “Kërko investimin”, ju mund të na dërgoni kërkesat tuaj për investimin/ projektin që kërkoni të realizohet në komunitetin ku jetoni, për t’u proceduar nga ana jonë tutje, ashtu siç e kemi sqaruar.

Por, duke pas parasysh se kërkesat e juaja mund të jenë më tepër se një, për projekte të ndryshme, por që kërkoni për t’u realizuar në një lokacion të caktuar (në rrugën/lagjen/qytetin/ fshatin tuaj….), ne kemi krijuar këtë kategori ku ne do t’i listojmë (me kriterin alfabetik) të gjitha ato kërkesa që vijnë nga ju, por duke ju dhënë mundësi juve të votoni për projektin që vlerësoni se është me prioritet më të madh për rrethin tuaj.

Afati kohor për të votuar do të jetë i përcaktuar qartë dhe pas skadimit të atij afati, ne do të ripostojmë listën sërish por tani duke i renditur ato në bazë të votave. Po ashtu me rastin e dërgimit të asaj liste të kërkesave, në adresat konkrete institucionale, si kërkesa qytetare, ne do të bëjmë të ditur qartë projektet sipas prioritetit.

Më poshtë keni listat e projekteve të ndara sipas lokacioneve për të cilat mund të votoni.

Aktualisht nuk kemi propozim të projektit nga ana juaj.

Propozo!